Kurti falenderon Osmanin e Pacollin për njohjen nga Kenia

Kenia këtë të mërkurë ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka mirëpritur vendimin e Kenia e ka falenderuar presidenten Vjosa Osmani dhe ish-presidentin, Behgjet Pacolli. “Njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias na gëzon të gjithëve dhe është lajm shumë i mirë për Republikën. Falënderoj presidenten e vendit […] The post Kurti falenderon Osmanin e Pacollin për njohjen nga Kenia appeared first on Albinfo.

Kurti falenderon Osmanin e Pacollin për njohjen nga Kenia

Kenia këtë të mërkurë ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka mirëpritur vendimin e Kenia e ka falenderuar presidenten Vjosa Osmani dhe ish-presidentin, Behgjet Pacolli.
“Njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias na gëzon të gjithëve dhe është lajm shumë i mirë për Republikën. Falënderoj presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje”, ka thënë Kurti.

Tutje ka thënë se ky vendim është në favor të “hapjes së rrugës për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona”, transmeton Albinfo.ch.

 

The post Kurti falenderon Osmanin e Pacollin për njohjen nga Kenia appeared first on Albinfo.