Kurti: Kemi filluar komunikimet për marrëveshjen për presidentin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë filluar komunikimet lidhur me marrëveshjen për zgjedhjen e presidentit të vendit.
“Kemi filluar komunikimet dhe, natyrisht, kjo fundjavë është vendimtare për të pasur një marrëveshje, që javën e ardhshme të kemi presidentin”, tha sot kryeministri Kurti.
Kosova ka hyrë në ditët vendimtare për zgjedhjen e presidentit të ri. Deri më 6 tetor, partitë politike duhet të gjejnë një marrëveshje për zgjedhjen e kreut të shtetit, përndryshe vendi pritet të shkojë sërish në zgjedhje parlamentare, raporton Rtk.
Afati është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila javën e kaluar konstatoi se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur pas konstituimit të Kuvendit.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



