Kurti futet në Qeveri, s’përgjigjet për mospërfshirjen në rend dite të Projektligjit për Dhomat e Specializuara

Kryeministri Albin Kurti, nuk ka pranuar që të përgjigjet se pse nuk është futur në rend dite në mbledhje të qeverise projektligji për plotësim- ndryshimet për Dhomat e Specializuara në Hagë, raporton Ekonomia Online.
Ndryshe sot, PDK-ja ka mbledhur Grupin Parlamentar për të diskutuar për këtë çështje.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka kritikuar mospërfshirjen në rendin e ditës në mbledhjen e Qeverisë projektligjin për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë të papranueshme dhe të pashpjegueshme.
Kurse, Rrahman Rama, po ashtu deputet i kësaj partie, ka thënë se për PDK-në ky projektligj është prioritet.
Qeveria sot do të mbajë mbledhje nga ora 10:00.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



