Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, miratohen një varg vendimesh

Pas një dite plot tension në Kuvendin e Kosovës, kryeministri në detyrë Albin Kurti, të mërkurën mbrëma ka mbledhur online kabinetin e tij.
Lajmi u bë o ditur nga Zyra e Kryeministrit, e cila njoftoi edhe për vendimet që janë marrë në këtë mbledhje.
Sipas ZKM-së qeveria në detyrë ka miratuar miratuar vendimin për aprovimin e qiradhënies në parcelat në Zonën Kadastrale Cërnillë, Komuna Ferizaj, sipas kërkesës nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje deri më 18 dhjetor 2033 për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror.
Po ashtu Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Qendrore të Prokurimit.
Kët janë të gjitha vendimet që u morën nga Qeveria në detyrë:
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Thesarin e Kosovës.
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Kosovare për Standardizim.
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Kryeinspektor në Inspektoratin e Tregut.
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Pronësi Industriale.
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Siguri Kibernetike.
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Inovacion dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Republikën e Kosovës.
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Antidoping.
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Sportit.
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Rinisë.
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Inspektoratin për Trashëgimi Kulturore.
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë.
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë.
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.
– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.
– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, për shpronësim për interes publik të pronave ish shoqërore Kombinati Industrial Bujqësor ‘’Mladost’’, që janë nën menaxhimin dhe administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të cilat preken nga realizimi i Projektit: “Ndërtimi i Zonës Ekonomike për Mërgimtarët’’ Zona Kadastrale Godanc i Poshtëm, Komuna Shtime.
– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore të cilat janë të nevojshme për realizimin e projektit: Ndërtimi i “Ndërtesës Administrative” për nevoja të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zona Kadastrale: Prishtinë, Komuna Prishtinë.
– Aprovuar Listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj.
– Miratuar vendimin për themelimin e Komisionit Kombëtar për Refugjatë.
– Ndarë mjete financiare në shumën prej 100,000.00 euro, për mbështetjen e realizimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”. Kjo mbështetje financiare përbën investim të drejtpërdrejtë në promovimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, duke qenë se festivali tërheq çdo vit artistë, profesionistë të industrisë së filmit, media dhe vizitorë nga vende të ndryshme, si dhe krijon hapësirë për prezantimin e krijimtarisë, kulturës dhe identitetit të Kosovës para publikut ndërkombëtar. Përmes reputacionit dhe shtrirjes së tij ndërkombëtare, DokuFest ndikon në forcimin e imazhit të Kosovës si një vend me skenë kulturore dinamike, shoqëri të hapur dhe potencial të rëndësishëm turistik e kreativ, duke kontribuar njëkohësisht në diplomacinë publike dhe kulturore të vendit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



