Kurti mirëpret ish-oficerin britanik dhe autorin e `Nën një qiell me pupla`

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Ade Clewlow, ish-oficerin e ushtrisë britanike dhe autorin e librit “Nën një qiell me pupla: Historia e parrëfyer e rolit të NATO-s në Kosovën e pavarësuar rishtas”. Libri, i përkthyer në shqip, tregon për sfidat dhe vështirësitë e periudhës së pasluftës. Ade Clewlow, autori i librit “Nën një qiell

Kurti mirëpret ish-oficerin britanik dhe autorin e `Nën një qiell me pupla`

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Ade Clewlow, ish-oficerin e ushtrisë britanike dhe autorin e librit “Nën një qiell me pupla: Historia e parrëfyer e rolit të NATO-s në Kosovën e pavarësuar rishtas”. Libri, i përkthyer në shqip, tregon për sfidat dhe vështirësitë e periudhës së pasluftës.

Ade Clewlow, autori i librit “Nën një qiell me pupla: Historia e parrëfyer e rolit të NATO-s në Kosovën e pavarësuar rishtas”, ishte mysafir i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai ka shërbyer si oficer në ushtrinë britanike dhe oficer ndërlidhës i KPC-së. Libri i tij, tani i përkthyer në gjuhën shqipe, tregon sfidat e periudhës post-luftë, nga shtetndërtimi deri te kalimi në Forcat e Sigurisë të Kosovës.

“Kryeministri Kurti vlerësoi rolin dhe kontributin e Ade Clewlow,  jo vetëm gjatë asaj periudhe, por edhe sot, përmes rrëfimit të përjetimeve të tij dhe tregimit të detajeve e momenteve që karakterizuan etapat shtetndërtuese, gjersa libri ofron edhe paraqitje e pikëpamje të funksionimit e rolit të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë”.

“Biseda mes tyre vijoi edhe në suaza më të gjera të zhvillimeve gjeopolitike në botë e situatën e sigurisë. Ndërsa, në veçanti për rajonin, u trajtua dhe shtypja e vazhdueshme ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.