Kurti: Synojmë një seancë ku zgjedhet kryesia e Kuvendit dhe Qeveria për të njëjtën ditë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare pret që pasi të bëhët zgjedhja e kryesisë së Kuvendit dhe kryetarit të Parlamentit, të votohet edhe qeveria. Kështu tha Kurti para mediave në takimin me rastin e Festës së Fitër Bajramit me myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava. “Pasi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare pret që pasi të bëhët zgjedhja e kryesisë së Kuvendit dhe kryetarit të Parlamentit, të votohet edhe qeveria.
Kështu tha Kurti para mediave në takimin me rastin e Festës së Fitër Bajramit me myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.
“Pasi u certifikuan rezultatet, është një seancë ku jepen betimet edhe masnej synojmë një seancë ku zgjedhet edhe kryetari, kryesia e Kuvendit edhe Qeveria qysh e kena bërë edhe herën e kalume për të njëjtën ditë”, ka thënë Kurti./Express/