Kurti takon ministrin e Brendshëm izraelit: Heqja e vizave, zhvillim pozitiv në marrëdhëniet tona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës është takuar me Ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në vendin tonë. Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti fillimisht i ka uruar mirëseardhje ministrit Arbel, veçanërisht me rastin e marrëveshjes e cila do të nënshkruhet sot mes dy shteteve për heqjen […]

Kurti takon ministrin e Brendshëm izraelit: Heqja e vizave, zhvillim pozitiv në marrëdhëniet tona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës është takuar me Ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në vendin tonë.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti fillimisht i ka uruar mirëseardhje ministrit Arbel, veçanërisht me rastin e marrëveshjes e cila do të nënshkruhet sot mes dy shteteve për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

Kurti e vlerësoi këtë marrëveshje si zhvillim pozitiv në marrëdhëniet Kosovë-Izrael, por edhe lajm i mirë për qytetarët tanë, i cili siç thuhet në komunikatë, vjen 6 muaj pasi u arrit dhe liberalizimi i vizave me zonën Shengen.

“Vizitat e ndërsjella dhe marrëveshjet e nënshkruara në fusha e sektorë të ndryshëm mes nesh, janë rezultat i zgjerimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit. U nënvizua rëndësia e fuqizimit edhe më tej të bashkëpunimit ekonomik, rritjes dhe promovimit të shkëmbimeve tregtare, për të cilën kryeministri dhe i ftoi kompanitë dhe investitorët izraelit që të hulumtojnë e njohin prej së afërmi ambientin e përshtatshëm të të bërit biznes që ofron Kosova”.

“Kryeministri Kurti përmendi dhe iniciativën për renovimin e Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në përfundim të takimit, ai falënderoi ministrin Arbel për vizitën dhe bisedën e frytshme”, thuhet tutje në komunikatë.