Lushtaku: Skulptura e Leotrim Ahmetit, simbol i sakrificës së 1432 fëmijëve të rënë për liri
Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, përurimin e skulpturës së Leotrim Ahmetit, e ka quajtur simbol të sakrificës së mbi 1 mijë e 400 fëmijëve të rënë për liri. Skulptura e 7-vjeçarit, u zbulua sot në Skenderaj në 25-vjetorin e çlirimit të këtij qyteti. “Tashmë Leotrim Ahmeti është përjetësuar në qendër të Skenderajt, për […]
![Lushtaku: Skulptura e Leotrim Ahmetit, simbol i sakrificës së 1432 fëmijëve të rënë për liri](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/655119-lushtaku-skulptura-e-leotrim-ahmetit-simbol-i-sakrifices-se-1432-femijeve-te-rene-per-liri.jpg)
Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, përurimin e skulpturës së Leotrim Ahmetit, e ka quajtur simbol të sakrificës së mbi 1 mijë e 400 fëmijëve të rënë për liri.
Skulptura e 7-vjeçarit, u zbulua sot në Skenderaj në 25-vjetorin e çlirimit të këtij qyteti.
“Tashmë Leotrim Ahmeti është përjetësuar në qendër të Skenderajt, për të qëndruar përgjithmonë si simbol i sakrificës së 1432 fëmijëve të rënë për lirinë e Kosovës! Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Lushtaku në rrjetin social Facebook.