Kusari-Lila: LDK ka bagazh historik
Mimoza Kusari-Lila, një nga figurat kyçe në koalicionin Vetëvendosje – Guxo – Alternativa, ka lartësuar virtytet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke ua njohur “bagazhin historik dhe qasjen ndryshe në komunikim”. Rreth refuzimit të ftesës së Vetëvendosjes për koalicion, Kusari-Lila e quajti “reagim emocional” shkrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut. “Mendoj se reagimi ka

Mimoza Kusari-Lila, një nga figurat kyçe në koalicionin Vetëvendosje – Guxo – Alternativa, ka lartësuar virtytet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke ua njohur “bagazhin historik dhe qasjen ndryshe në komunikim”.
Rreth refuzimit të ftesës së Vetëvendosjes për koalicion, Kusari-Lila e quajti “reagim emocional” shkrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.
“Mendoj se reagimi ka qenë më tepër emocional sesa pragmatik dhe politik. Në veçanti kur kemi të bëjmë me një parti e cila edhe nga përvoja, edhe nga historia, ka qasje ndryshe të komunikimit. E vërtetë është që vendimi është tërësisht i tyre, por për mua kishte më tepër emocion dhe hidhërim sesa që mund të pritej nga një kryetar partie”, tha Kusari-Lila.
“Po flas për një parti e cila ka një bagazh historik, e natyrisht edhe një përvojë që ka shkuar jo vetëm përtej fjalëve por edhe përtej veprave. Nuk është se do inkurajoja fjalët e rënda, apo veprat e këqija por LDK-ja ka pasur bashkëpunime me parti të tjera me të cilat hendekun e kanë pasur shumë më të madh sesa me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ajo.