Kuvendi i ri i Kosovës, ky është numri i deputetëve që kanë marrë secila parti nga zgjedhjet e 9 shkurtit
KQZ ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Pasi kreu i KQZ-së ka lexuar përqindjet e partive, ai ka treguar edhe për atë se si do të ndahen ulëset në Kuvendin e Kosovës. Radoniqi ka thënë se LVV do të ketë 48 deputetë në Kuvend, PDK e dyta me 24 deputetë, LDK
KQZ ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Pasi kreu i KQZ-së ka lexuar përqindjet e partive, ai ka treguar edhe për atë se si do të ndahen ulëset në Kuvendin e Kosovës.
Radoniqi ka thënë se LVV do të ketë 48 deputetë në Kuvend, PDK e dyta me 24 deputetë, LDK e treta me 20 deputetë, Lista Serbe do t’i ketë 9 ulëse në Kuvend dhe AAK do të ketë 8 deputetë dhe paritë e tjera të gjitha me nga 1 deputet.
Radoniqi ka treguar se më 9 shkurt kanë votuar në total 966 mijë e 283 apo 46, 54 %.
Nga këto vota, LVV me Albin Kurtin ka marrë 396 mijë e 387 vota apo 42.30 %
PDK me kandidat për kryeministër Bedri Hamzën ka marrë 196 mijë e 474 vota apo 20.95 %
LDK me Lumir Abdixhikun ka marrë gjithsejtë 171 mijë e 357 vota apo 18.27 %
AAK-NISMA ka marrë 66 mijë e 256 vota apo 7.06 % dhe Lista Serbe ka marrë 39 mijë e 915 vota apo 4.26 %.