Vetura futet mes turmës në Beograd, disa të lënduar
Raportohet se një veturë i është drejtuar turmës në Beograd të shtunën kur mijëra njerëz veçse janë dyndur në kryeqytet për të protestuar, përcjell albinfo.ch. Videohttps://x.com/SlobodaIPravda/status/1900845659298636118?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1900845659298636118%7Ctwgr%5E6d63bee9be5c8fcd799c1f5e2e4862d3ff768843%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Frajon%2Fvetura-futet-mes-turmes-ne-beograd-disa-te-lenduar Studentët e qytetarët u mblodhën në paqe, por ky incident nxiti reagimin e policisë. Disa persona raportohen të lënduar, raportoi Nova. Shoferi është arrestuar, kurse të lënduarit janë dërguar […] The post Vetura futet mes turmës në Beograd, disa të lënduar appeared first on Albinfo.

Raportohet se një veturë i është drejtuar turmës në Beograd të shtunën kur mijëra njerëz veçse janë dyndur në kryeqytet për të protestuar, përcjell albinfo.ch.
Videohttps://
Studentët e qytetarët u mblodhën në paqe, por ky incident nxiti reagimin e policisë. Disa persona raportohen të lënduar, raportoi Nova.
Shoferi është arrestuar, kurse të lënduarit janë dërguar për trajtim.
Nuk është ende i qartë motivi i tij.
Numër i madh i forcave policore dhe xhandarmërisë janë angazhuar në qendër të Beogradit, para nisjes së protestës së thirrur nga studentët në 16:00. Të gjitha mjetet transportuese të kompanisë së transportit të qytetit të Beogradit janë tërhequr nëpër garazhet e tyre prej mëngjesit të së shtunës, dhe nuk do të operojnë gjatë ditës.
15 minuta heshtje janë mbajtur në orën 12:00 në nderim të 15 viktimave që vdiqën nga shembja e strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad.
The post Vetura futet mes turmës në Beograd, disa të lënduar appeared first on Albinfo.