Ky është komandanti i ri i kontingjentit të KFOR-it gjerman
Në qendrën e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë sot u zhvillua ceremonia e Transferimit të Autoritetit të Kontingjentit Gjerman të KFOR-it. Kolonel Christian Gerber, komandanti në largim, ia dorëzoi komandën kolonelit Jörg Reichstein, komandantit të ri të këtij kontingjenti. Gjenerallejtënant Bernd Schütt, komandant i Komandës Operacionale të Forcave të Armatosura Gjermane, vlerësoi punën

Në qendrën e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë sot u zhvillua ceremonia e Transferimit të Autoritetit të Kontingjentit Gjerman të KFOR-it.
Kolonel Christian Gerber, komandanti në largim, ia dorëzoi komandën kolonelit Jörg Reichstein, komandantit të ri të këtij kontingjenti.
Gjenerallejtënant Bernd Schütt, komandant i Komandës Operacionale të Forcave të Armatosura Gjermane, vlerësoi punën e kolonelit Gerber për udhëheqjen dhe shërbimin e tij dhe e uroi kolonelin Reichstein për suksesin në detyrën e re.
KFOR-i vazhdon të implementojë mandatet e tij në Kosovë, të mbështetura nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, thuhet në njoftimin e NATO-s në Facebook.