Lady Gaga vjen me një turne të ri “Mayhem Ball”
Ikona botërore e muzikës pop, Lady Gaga, ka hyrë në histori me një koncert madhështor në plazhin legjendar të Copacabanas, ku mblodhi më shumë se 2.5 milionë adhurues, duke thyer rekordin për koncertin më të ndjekur ndonjëherë nga një artiste femër. Ky koncert falas hapi zyrtarisht turneun e shumëpritur të saj “Mayhem Ball”, pas sukseseve…

Ky koncert falas hapi zyrtarisht turneun e shumëpritur të saj “Mayhem Ball”, pas sukseseve të koncerteve promovuese gjatë prillit dhe majit. Performanca e saj magjepsëse përfshiu një setlist me hite legjendare si Poker Face, Alejandro, Shalloë, si dhe këngë nga albumi i saj më i ri Mayhem.
E veshur me kostume skenike spektakolare dhe e shoqëruar nga efekte vizuale dhe fishekzjarrë, Gaga krijoi një atmosferë të jashtëzakonshme që u përshkua nga energji e pastër dhe emocione.
Ndërkohë, ngjarja mori edhe një përmasë sociale – mijëra fansa të komunitetit LGBTQ+ valëvitën flamuj ylberi gjatë këngës Born This Ëay, duke shndërruar koncertin në një festë të dashurisë dhe përfshirjes, transmeton kosovapress.
Sipas autoriteteve lokale, eventi solli një përfitim ekonomik prej mbi 100 milionë dollarësh për qytetin e Rios, duke shkaktuar rritje masive të turizmit dhe prenotimeve. Megjithatë, nuk munguan sfidat: policia braziliane njoftoi për parandalimin e një komploti të rrezikshëm me bomba gjatë koncertit, duke arrestuar disa persona para se të ndodhte ndonjë incident.
Pas këtij suksesi historik, turneu “Mayhem Ball” do të vazhdojë në qytete të tjera të Amerikës Latine dhe më pas në Evropë e Azi gjatë muajve të ardhshëm. A.K.