Largohet nga detyra Besfort Lamallari, Ervin Demo në krye të Ministrisë së Brendshme

Lëvizje të reja në qeverinë Rama. Burime bëjnë me dije për SHEKULLI-n se Besfort Lamallari është larguar nga posti i Ministrit të Brendshëm, dhe vendin e tij në këtë pozicion e ka zënë Ervin Demo, që deri tani mbante postin e Ministrit për Pushtetin Vendor.
Largimi i Lamallarit është njoftuar në mbledhjen e sotme të qeverisë, që është duke u mbajtur aktualisht në godinën e kryeministrisë. Më herët ishte Evis Sala që komunikoi dorëheqjen nga qeveria, ndërsa në vendin e saj në krye të Ministrisë së Shëndetësisë e mori Evis Sala.
Besfort Lamallari e mori postin e Ministrit të Brendshëm në 6 Mars të këtij viti, duke e mbajtur në këtë mënyrë për afro 6 muaj. Ministria e Brendshme është një nga dikasteret ku jetëgjatësia e drejtuesve ka qenë relativisht e shkurtër, dhe Lamallari duket se nuk e ka thyer këtë “mallkim”.
Ndërkohë që Ervin Demo konfirmohet kështu si një nga ministrat që Rama kohë mbas kohe është duke i besuar detyra të rëndësishme, ndërsa emri i tij ishte lakuar dhe për postin e zv.kryeministrit që aktualisht mbahet nga Albana Koçiu./SHEKULLI
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



