Leao + Allegri = Milan i Frikshëm!
Massimiliano Allegri është trajneri i fundit që merr përsipër sfidën e Rafael Leaos në Milan. Ylli portugez nuk është thjesht një sfidë për t’u trajtuar, por një lojtar që duhet çuar në një tjetër nivel – dhe kjo duket të jetë detyra më e madhe e Allegrit. Stefano Pioli, Paulo Fonseca, Sergio Conceicao dhe tani […]

Massimiliano Allegri është trajneri i fundit që merr përsipër sfidën e Rafael Leaos në Milan. Ylli portugez nuk është thjesht një sfidë për t’u trajtuar, por një lojtar që duhet çuar në një tjetër nivel – dhe kjo duket të jetë detyra më e madhe e Allegrit.
Stefano Pioli, Paulo Fonseca, Sergio Conceicao dhe tani Allegri – katër trajnerë të ndryshëm, secili me misionin për të përmirësuar Milanin dhe për të zgjidhur “enigmën” Leao, duke e çuar atë drejt famës që pritet prej kohësh, transmeton ORAinfo.
Megjithatë, shifrat e portugezit kanë mbetur relativisht të qëndrueshme që nga viti 2021. Ai ka dhënë të paktën 16 kontribuime (gola dhe asistime) në Serie A çdo sezon dhe nuk ka shënuar më pak se tetë gola.
Por për Allegrin, qëllimi është i qartë: të ndihmojë Leaon të kalojë pragun e 20 golave në sezon – një shifër që portugezi ka tentuar prej vitesh, por ende nuk e ka arritur.
Dje, në seancën e parë stërvitore në Milanello, u panë shenjat e para të një bashkëpunimi të ngushtë mes trajnerit dhe yllit. Leao do të jetë pika qendrore e Milanit të Allegrit dhe për momentin duket se gjithçka po shkon në drejtimin e duhur. /ORAinfo/