Leoni XIV merr zyrtarisht detyrën/ Papa: Bota ka plagë të shumta. Kisha Katolike duhet të udhëhiqet vetëm nga dashuria, siç Jezusi bëri
Pas përfundimit të homilisë së tij, Papa Leoni XIV ka bërë thirrje për unitet dhe ka kritikuar ashpër përdorimin e “propagandës fetare” në përhapjen e besimit. “Vëllezër dhe motra, dëshira jonë e parë duhet të jetë për një kishë të bashkuar, një shenjë uniteti dhe bashkëngjitjeje, që bëhet një ferment për një botë të pajtuar,” [...]Read More...

Pas përfundimit të homilisë së tij, Papa Leoni XIV ka bërë thirrje për unitet dhe ka kritikuar ashpër përdorimin e “propagandës fetare” në përhapjen e besimit.
“Vëllezër dhe motra, dëshira jonë e parë duhet të jetë për një kishë të bashkuar, një shenjë uniteti dhe bashkëngjitjeje, që bëhet një ferment për një botë të pajtuar,” tha ai në italisht, duke theksuar nevojën për një komunitet të bashkuar dhe të përkushtuar ndaj vlerave të Krishtit.
Papa Leoni XIV, duke folur për “ministrinë e Pjetrit” – dishepullit të Jezusit, mbi të cilin thuhet se është ndërtuar Vatikani – theksoi se kjo ministri karakterizohet nga “dashuria e flijuar”. Ai shtoi se “Kisha e Romës udhëheq me dashuri, dhe autoriteti i saj i vërtetë është dashuria e Krishtit, prandaj nuk është kurrë çështje e kapjes së të tjerëve me forcë, propagandë fetare apo përdorim pushteti.”
Në vazhdim, ai theksoi se Kisha duhet të udhëhiqet vetëm nga dashuria, ashtu si Jezusi e bëri.
Papa Leoni XIV po ashtu ka kritikuar sistemin ekonomik global që ai e cilësoi si “shfrytëzues të burimeve të Tokës dhe që përjashton më të varfrit”. Ai theksoi se ndarja e pasurisë dhe përhapja e padrejtësisë janë disa nga sfidat kryesore që kërkojnë veprim të menjëhershëm nga liderët e botës.
Në një tjetër moment, ai u shpreh kundër centralizimit të pushtetit brenda papnisë, duke premtuar se do të kërkonte të udhëhiqte “pa u dorëzuar kurrë në tundimin për të qenë një autokrat”.
Në fund të homilisë, Papa Leoni XIV i bëri thirrje besimtarëve të qëndrojnë “bashkë si një popull” dhe të ecin “drejt Zotit, duke e dashur njëri-tjetrin”. / abcnews.al