Lëvizja Vetëvendosje kërkon përsëritjen e procesit të votimit me postë
Lëvizja Vetëvendosje përmes një ankese drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), ka kërkuar që të anulohet votimi me postë për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe se ky proces të përsëritet. Sekretari i këtij subjekti, Alim Rama, ka thënë se procesi i votimit me postë është lënduar. “Ne po presim prej PZAP-së të vendosë […] The post Lëvizja Vetëvendosje kërkon përsëritjen e procesit të votimit me postë appeared first on Albinfo.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një ankese drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), ka kërkuar që të anulohet votimi me postë për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe se ky proces të përsëritet.
Sekretari i këtij subjekti, Alim Rama, ka thënë se procesi i votimit me postë është lënduar.
“Ne po presim prej PZAP-së të vendosë që të anulojë votimin me postë dhe të kërkojë përsëritjen e procesit”, ka thënë Rama për KOHËN.
LVV-ja po pretendon për manipulime të votave me postë nga Lidhja Demokratike (LDK). Gjithashtu, partia fituese e zgjedhjeve pati kërkuar të rishikohen disa fletëvotime me postë që janë shpallur të pavlefshme – diçka për të cilën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi kundër, transmeton albinfo.ch.
Ndërkaq, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi ka bërë të ditur se po pret që të shqyrtohen ankesat e LVV-së e më pas të shpallen rezultatet përfundimtare.
The post Lëvizja Vetëvendosje kërkon përsëritjen e procesit të votimit me postë appeared first on Albinfo.