“Loredana shkon në Grande Fratello, Jozi bën këngë italisht”, Andi Vrapi hedh dyshimet
I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Andi Vrapi për të komentuar banorët e “BBV4”. Lidhur me aludimet e nominimit më të fundit, Andi u shpreh: Vetëm fakti që pyetja është kë preferoni më shumë është indicie që s’kemi të bëjmë me eleminim, por me diçka tjetër. Për sa kohë në […]

I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Andi Vrapi për të komentuar banorët e “BBV4”. Lidhur me aludimet e nominimit më të fundit, Andi u shpreh:
Vetëm fakti që pyetja është kë preferoni më shumë është indicie që s’kemi të bëjmë me eleminim, por me diçka tjetër. Për sa kohë në nominimin e kaluar doli Krisa dhe as Livia, as Loredana dyshoj që kemi të bëjmë me eleminim. Më shumë me surprizë. Do jetë diçka shumë interesante.
Loredana mendoj shkon në Grande Fratello. Pyetja është kë preferoni më shumë, ajo ka qenë aktive, i është shtuar mbështetja në rrjet. Mendoj që Loredana ka më shumë shanse të dalë e preferuara e votuesve dhe të presë biletën për në Itali. Jozi do bëjë këngë italisht do kapë tregun italian.