Luana “hap zemrën” në INSTAGRAM, vjen pa filtra, “funny” dhe plot ngjyra!

Luana Vjollca është padyshim njeriu i surprizave! Edhe pse prej pak kohësh ka marrë një pushim nga ekrani pas një edicioni të sjellë për herë të parë dhe të sukseshëm si “Love Island Albania”, ajo nuk harron ama t’ju dedikojë kohë e t’i mbajë të përditësuar ndjekësit e saj. E quajtëm jo më pak “njeriu... The post Luana “hap zemrën” në INSTAGRAM, vjen pa filtra, “funny” dhe plot ngjyra! appeared first on AfterParty.

Luana “hap zemrën” në INSTAGRAM, vjen pa filtra, “funny” dhe plot ngjyra!

Luana Vjollca është padyshim njeriu i surprizave! Edhe pse prej pak kohësh ka marrë një pushim nga ekrani pas një edicioni të sjellë për herë të parë dhe të sukseshëm si “Love Island Albania”, ajo nuk harron ama t’ju dedikojë kohë e t’i mbajë të përditësuar ndjekësit e saj.

E quajtëm jo më pak “njeriu i surprizave” pasi dje në darkë ajo vendosi t’i japë mundësinë ndjekësve të saj për t’i bërë disa pyetje dhe e gjithë gjëja në fund doli një intervistë shumë e bukur, emocionuese dhe me shumë mesazhe sensibilizuese.

E para, sigurisht që pyetjet se kur ajo do të rikthehet me një program, ishin të panumërta dhe Luana tha se shumë shpejt do të japë një njoftim zyrtar për këtë gjë. Kështu që durim edhe pak!

Njekësit ishin gjithashtu kureshtar se përse Luana nuk jep shpesh intervista dhe përgjigjia ishte më se shteruese:

“S’para më pëlqen të flas për veten në fakt. Më pëlqen të flasin veprat për mua. Intervistat kam nis t’i shmang në një fazë kur ndjeja që qasja ishte tendencioze dhe nuk më bënte të ndihesha mirë në atë përiudhë nisi dhe një formë izolimi që më tutje u kthye në stilin tim të jetesës. Por unë kam zgjedhur ta them gjithçka që dua ta them nëpërmjet dritareve të mia të komunikimit dhe falë Zotit juve keni qenë përherë aty për të më dëgjuar. Kaq ka mjaftuar përherë. Por s’i dihet mund të nis dhe nga intervistat së shpejti”, tha Luana.

Sigurisht që nuk mund të mungonin as pyetjet për angazhimin e saj në muzikë, të cilin Luana e cilëson si një pasion dhe diçka që atë e plotëson ama televizioni mbetet “number one” për të.

Një pjesë tjetër e intërvistës ishin edhe mesazhet sensibilizuese si rasti i ndjekëses më poshtë, që e pyeti Luanën se çfarë do t’i thoshte dikujt që ndihet i frustruar për të qenë vetja 100 për qind.

Tani sa për pjesën tjetër po ju lëmë t’i lexoni vetë!

The post Luana “hap zemrën” në INSTAGRAM, vjen pa filtra, “funny” dhe plot ngjyra! appeared first on AfterParty.