Lufta me Rusinë/ Aleatët e Ukrainës premtojnë 21 miliardë euro ndihmë ushtarake
Aleatët evropianë të Ukrainës kanë premtuar 21 miliardë euro, si mbështetjes ushtarake për Kievin. Ndihma për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, vjen pasi shumë aleatë të Evropës e përshkruajnë situarën si një vit kritik në një kohë lufte. Anëtarët e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës u takuan në selinë e NATO-s [...]Read More...

Aleatët evropianë të Ukrainës kanë premtuar 21 miliardë euro, si mbështetjes ushtarake për Kievin. Ndihma për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, vjen pasi shumë aleatë të Evropës e përshkruajnë situarën si një vit kritik në një kohë lufte.
Anëtarët e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës u takuan në selinë e NATO-s në Bruksel për të premtuar mbrojtje ajrore, raketa dhe pajisje të tjera, ndërsa Evropa kërkonte të plotësonte boshllëkun e lënë nga prioritetet e ndryshuara të SHBA-së nën Donald Trump. Ministrat e mbrojtjes të Evropës thanë se nuk shihnin asnjë shenjë të përfundimit të luftës, pavarësisht premtimit të Trump për një armëpushim.
Boris Pistorious, sekretari gjerman i mbrojtjes tha se Berlini do të dërgojë 11 miliardë euro ndihmë për katër vjet. John Healey, homologu i tij britanik tha se premtimet do të dërgonin një sinjal të fortë për Moskën. Mbështetja e njoftuar të premten përfshin gjithashtu një paketë prej 450 milionë paund nga Britania e Madhe dhe Norvegjia për të financuar sistemet e radarëve, minat antitank, riparimet e automjeteve dhe qindra mijëra dronët për Ukrainën./abcnews.al