Macron paralajmëron armëpushim: Bisedova me Trump për rrugën drejt paqes në Ukrainë

Pasi i kërkoi në konferencën e përbashkët për shtyp që të mos i dorëzonte Ukrainën Rusisë, në një intervistë për Fox News presidenti Francez Emmanuel Macron u shpreh se shumë shpejt mund të ketë një armëpushim të  lufën e Europës LIndore.  Kreu I Elizese rrefeu se se shpejti do te kete nje takim mes Presidentit [...]Read More...

Macron paralajmëron armëpushim: Bisedova me Trump për rrugën drejt paqes në Ukrainë

Pasi i kërkoi në konferencën e përbashkët për shtyp që të mos i dorëzonte Ukrainën Rusisë, në një intervistë për Fox News presidenti Francez Emmanuel Macron u shpreh se shumë shpejt mund të ketë një armëpushim të  lufën e Europës LIndore.  Kreu I Elizese rrefeu se se shpejti do te kete nje takim mes Presidentit Amerikan Donald Trump dhe Presidentit Ukrainas Volodymir Zelensky, duke sinjalizuar keshtu se I kishte kerkuar Trump qe mos te linte jashte tryezes se bisedimeve te Paqes Ukrainen dhe Europen.

“Per mendimin tim rruga drejt paqes duhet të jetë e tillë. SHBA negociojnë  me Rusinë dhe SHBA negociojnë me Ukrainën. Presdenti Trump shprehu vullnetin e tij sot për tu takuar me Presidenin Ukrainas Volodymir Zelensky përgjatë javëve në vijim. Takimi me Zelenskyn është më I rëndësishmi. Më pas duhet të kemi një armëpushim. Kjo  mund të arrihet shumë shpejt në javët në vijim. Nëse ky armëpushim nuk zbatohet do të jetë shumë e qartë se Rusia nuk është serioze dhe nuk po kërkon paqe. Kohën e armëpushimit e përdorim për negociata sa i përket garancive të sigurës, territorit që është përgjegjësi e Presidentit Zelensky si dhe për rindërtimin. Le të bëhet marrëveshja SHBA – Ukrainë për mineralet se kjo tregon që Washingtoni do të jetë i angazhuar ndaj sovranitetit të Ukrainës. Pas gjithë kësaj kemi një traktat paqeje dhe një marrëveshje.

Kreu i Elizesë tha se ishte vetëftuar në Washington për ti prezantuar Donald Trump atë që u quajt plani Britaniko- Francez per Garancite e Sigurise mbi Ukrainen

“Nuk ka unanimitet për Ukrainën në NATO, por kjo sdo të thotë që duhet ta braktisim atë. Do te ndalemi te garancite e sigurise qe mund te jene forcimi I ushtrise Ukrainase. Nese kjo nuk mjafton Franca dhe Britania kane nje mision per te vene trupa paqeruajtes ne Ukraine. Por gjithmone do te na duhet edhe mbeshtetja e SHBA nga pas.”

Emmanuel Macron u shpreh pergjate Intervistes se tij per Fox News se ajo cfare Ukraina ka arritur ne keto vite eshte e pabesueshme sa I perket luftes qe ka bere per te mbrojtur territorin e saj. Kreu I Shtetit Francez deklaroi se akush nuk duhet te braktise udheheqjen Ukrainase, por duhet ta ndihmoje ate qe te arrije nje paqe te drejte dhe te qendrueshme. Nder te tjera Kreu I Elizese tha se kishte biseduar me Trump mbi kercenimet e tij per tarifa tregtare ndaj Europes. Macron u shpreh se ai shpreson qe te kete bindur Washingtonin se nje lufte tregtare nuk eshte ne interesin e askujt.