Maliqi: Konkurrenca SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor do të thellonte ndarjet dhe minonte përpjekjet për marrëveshje Kosovë-Serbi

Analisti politik, Agon Maliqi, në një shkrim për “Atlantic Council” lidhur me atë se çfarë nënkupton qasja e Administratës Trump për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se një konkurrencë në mes të Washingtonit dhe Brukselit në katër vitet e ardhshme sa i përket politikës për rajonin, vetëm sa do të thellonte ndarjen e rajonit. Sipas Maliqit

Maliqi: Konkurrenca SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor do të thellonte ndarjet dhe minonte përpjekjet për marrëveshje Kosovë-Serbi

Analisti politik, Agon Maliqi, në një shkrim për “Atlantic Council” lidhur me atë se çfarë nënkupton qasja e Administratës Trump për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se një konkurrencë në mes të Washingtonit dhe Brukselit në katër vitet e ardhshme sa i përket politikës për rajonin, vetëm sa do të thellonte ndarjen e rajonit.

Sipas Maliqit, kjo do të minonte edhe përpjekjet për marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Analisti kosovar shkruan se Evropa ka nevojë për angazhimin e SHBA-së, meqë është e domosdoshme që të pengohet Rusia në rolin e saj destabilizues për Ballkanin Perëndimor përmes aleatëve si Serbia.

“Konkurrenca mbi politikën për Ballkanin Perëndimor midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara gjatë katër viteve të ardhshme do të thellonte fragmentimin e rajonit, duke minuar çdo përpjekje për një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Evropa gjithashtu ka nevojë për angazhimin e Uashingtonit, pasi është e domosdoshme të pengohet Rusia që të vazhdojë të luajë një rol destabilizues në Ballkanin Perëndimor përmes aleatëve të saj rajonalë, kryesisht Serbisë”, ka shkruar Maliqi.