Man City-Inter, kjo është vlera e dy ekipeve në treg
Edicioni 2022/23 në Ligën e Kampionëve do të përmbyllet sonte me finalen e madhe. Në finale do të takohen Manchester City dhe Interi. Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00, në “Ataturk Olympic Stadium” të Stambollit. Man City synon të shkruajë historinë duke triumfuar për herë të parë në Ligën e Kampionëve. Me një […]
![Man City-Inter, kjo është vlera e dy ekipeve në treg](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/06/mmcc.png)
Edicioni 2022/23 në Ligën e Kampionëve do të përmbyllet sonte me finalen e madhe. Në finale do të takohen Manchester City dhe Interi.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00, në “Ataturk Olympic Stadium” të Stambollit. Man City synon të shkruajë historinë duke triumfuar për herë të parë në Ligën e Kampionëve.
Me një triumf eventual sonte, “Qytetarët” do të kompletonin edhe tripletën për këtë sezon, pasi janë shpallur kampionë në Premierligë dhe Kupën FA.
Në anën tjetër, Interi e ka fituar tre herë në historin trofeun e kësaj gare. Për herë të fundit në vitin 2010.
Sipas Transfermarkt, Manchester City vlerësohet me 1.05 miliard euro.