Mandl e mbështet reagimin e Torres: Kosova nuk do të zhduket
Në dhjetor të vitit 2023, Kingsley Wilson, që tani është emëruar zëvendëssekretare e shtypit në Departamentin e Mbrojtjes në SHBA, kishte bërë një postim në platformwn X që pati ngjallur reagimin e komunitetit shqiptar, përcjell albinfo.ch. “Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”, ishte postimi i saj. Për këtë ka reaguar kongresisti amerikan, Ritchie Torres i cili […] The post Mandl e mbështet reagimin e Torres: Kosova nuk do të zhduket appeared first on Albinfo.

Në dhjetor të vitit 2023, Kingsley Wilson, që tani është emëruar zëvendëssekretare e shtypit në Departamentin e Mbrojtjes në SHBA, kishte bërë një postim në platformwn X që pati ngjallur reagimin e komunitetit shqiptar, përcjell albinfo.ch.
“Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”, ishte postimi i saj.
Për këtë ka reaguar kongresisti amerikan, Ritchie Torres i cili tha se Wilson po përpiqet “me turp që ta delegjitimojë Kosovën”, por thotë se kjo nuk do të funksionojë.
E reagimin e Torres në platformën X e ka shpërndarë edhe eurodeputeti Lukas Mandl, i cili e ka mbështetur deklaratën në fjalë të kongresistit amerikan.
Mandl ka deklaruar se Kosova nuk do të zhduket.
“Shteti më i ri i Evropës i bazuar në një popullsi të lashtë të vjetër dhe një kushtetutë moderne që është shembull për bashkëjetesën paqësore të etnive dhe feve nuk do të zhduket”, ka thënë Mandl.
The post Mandl e mbështet reagimin e Torres: Kosova nuk do të zhduket appeared first on Albinfo.