Maqedonia e Veriut sot shënon pesë vjetorin e anëtarësimit në NATO
Maqedonia sot shënon pesë vjetorin e anëtarësimit në NATO, pasi më 27 mars 2020 u bë anëtari i 30-të i Aleancës. Kjo përmbushi një nga qëllimet strategjike të vendit, të cilat ishin përcaktuar edhe në Rezolutën e miratuar nga Kuvendi në vitin 1993, përcjell albinfo.ch. Në kuadër të kësaj përvjetori, sot në Klubin e […] The post Maqedonia e Veriut sot shënon pesë vjetorin e anëtarësimit në NATO appeared first on Albinfo.

Maqedonia sot shënon pesë vjetorin e anëtarësimit në NATO, pasi më 27 mars 2020 u bë anëtari i 30-të i Aleancës. Kjo përmbushi një nga qëllimet strategjike të vendit, të cilat ishin përcaktuar edhe në Rezolutën e miratuar nga Kuvendi në vitin 1993, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të kësaj përvjetori, sot në Klubin e Deputetëve në Shkup do të mbahet një takim ndërmjet ministrit të Jashtëm dhe Tregtisë, Timço Mucunski dhe ambasadorëve të shteteve anëtare dhe partnere të Aleancës. Sipas agjendës, ngjarja do të hapet me një fjalim nga ministri Mucunski, pas së cilës do të ndodhë një diskutim i mbyllur.
Përkushtimi ndaj integrimit euroatlantik daton që nga viti 1993, kur Kuvendi miratoi një Rezolutë që përcaktonte prioritetet e jashtme të vendit, përfshirë anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Në 15 nëntor 1995, vendi nënshkroi Dokumentin Kornizë për anëtarësim në programin “Partneriteti për Paqe”, ndërsa më 14 qershor 1996, u hap Zyra për Lidhje.
The post Maqedonia e Veriut sot shënon pesë vjetorin e anëtarësimit në NATO appeared first on Albinfo.