María Corina Machado i rrëmben Trump-it Nobelin për Paqe
Çmimin Nobel për Paqe sivjet e ka fituar liderja opozitare më me ndikim në Venezuelë, Maria Corina Machado, për angazhimin e saj në “promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës”. Kryetari i Komitetit norvegjez të Nobelit, Jorgen Watne Frydnes, e ka përshkruar Machadon si “kampione të guximshme dhe të përkushtuar të paqes” e

Çmimin Nobel për Paqe sivjet e ka fituar liderja opozitare më me ndikim në Venezuelë, Maria Corina Machado, për angazhimin e saj në “promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës”.
Kryetari i Komitetit norvegjez të Nobelit, Jorgen Watne Frydnes, e ka përshkruar Machadon si “kampione të guximshme dhe të përkushtuar të paqes” e cila “mban flakën e demokracisë ndezur përgjatë një errësire në rritje”.
Në deklaratën e komitetit thuhet se Machado nderohet për vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar “për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci”.
Machado qëndron fshehur në Venezuelë pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të cilat u konsideruan gjerësisht si të vjedhura nga ushëheqësi në detyrë, presidenti Nicolas Maduro.