Marigona Jashari: Epopeja e marsit mblodhi vëmendjen e shpresën e kombit

Në akademinë përkujtimore për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Marigona Jashari, vajza e komandantit legjendar Adem Jashari, tha se Epopeja e marsit mblodhi shpresën dhe vëmendjen e kombit. Ajo përkujtoi sakrificën e të rënëve dhe rolin e jashtëzakonshëm të grave dhe vajzave shqiptare në luftën për liri. Në emër të familjes Jashari, Marigona tha se

Marigona Jashari: Epopeja e marsit mblodhi vëmendjen e shpresën e kombit

Në akademinë përkujtimore për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Marigona Jashari, vajza e komandantit legjendar Adem Jashari, tha se Epopeja e marsit mblodhi shpresën dhe vëmendjen e kombit. Ajo përkujtoi sakrificën e të rënëve dhe rolin e jashtëzakonshëm të grave dhe vajzave shqiptare në luftën për liri.

Në emër të familjes Jashari, Marigona tha se Epopeja e marsit mblodhi gjithë vëmendjen dhe shpresën e kombit në një vend.

“Në një vend ku radhët e atyre që mbronin dinjitetin kombëtar nuk u ndalën më. E kaluara jonë veçohet nga angazhimi i të gjitha formave për lirinë. Në këtë rrugë të gjatë plot vuajtje e heroizëm kanë dhënë edhe vajzat e gratë shqiptare.”

Ajo ka kujtuar Shote Galicën si simbol të guximit femëror, derisa përmendi të gjitha gratë luftëtare ndër vite, sakrificën e studenteve, nxënëseve dhe të gjitha grave e vajzave.

E bija e Adem Jasharit tha se të rënët në marsin e 98-s u flijuan si një trup i vetëm për lirinë e kombit.

“Është thënë se që nga koha e Skënderbeut, në mbrojtje të atdheut, vajzat e gratë shqiptare ishin krah i çështjes kombëtare. Kjo traditë duhet të kujtohet e kultivohet.”/RTK