Marrëveshja afër: Icardi mund të rikthehet në Serie A
Mauro Icardi mund të rikthehet në Serie A. Punë e kryer, Mauro Icardi rikthehet në Serie A. Sulmuesi i PSG, i huazuar te Galatasaray e ka gjetur formën e duhur në Stamboll duke realizuar 23 gola dhe 8 asistime në 26 ndeshje të luajtura. Icardi u shpall kampion i Turqisë me Galatasaray, por nuk do […]
![Marrëveshja afër: Icardi mund të rikthehet në Serie A](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/02/icardii.png)
Mauro Icardi mund të rikthehet në Serie A.
Punë e kryer, Mauro Icardi rikthehet në Serie A.
Sulmuesi i PSG, i huazuar te Galatasaray e ka gjetur formën e duhur në Stamboll duke realizuar 23 gola dhe 8 asistime në 26 ndeshje të luajtura.
Icardi u shpall kampion i Turqisë me Galatasaray, por nuk do të qëndrojë shumë gjatë në Stamboll, pasiqë sipas raportimeve të fundit gjiganti italian synon transferimin e argjentinasit.
Sipas Calcio Mercato, Roma synon transferimin e Icardit dhe Giallorosët kanë arritur marrëveshje me PSG për transferimin e 30-vjeçarit.
Mourinho e ka piketuar Icardin si përforcimin ideal për vijën e sulmit, pas lëndimit të Tammy Abraham.