‘Marshi i vijës së kuqe’/ Mbi 250 mijë protestues në Amsterdam marshojnë kundër genocidit në Gaza
Qindra mijëra protestues marshuan në rrugët e Amsterdamit të dielën, duke kërkuar nga qeveria holandeze një qëndrim më të ashpër ndaj Izraelit për luftën në Gaza. Protesta e njohur si “Marshi i vijës së kuqe” mblodhi rreth 250,000 pjesëmarrës, sipas vlerësimeve të organizatorëve dhe të konfirmuara nga policia lokale. E veshur kryesisht me të kuqe [...]Read More...

Qindra mijëra protestues marshuan në rrugët e Amsterdamit të dielën, duke kërkuar nga qeveria holandeze një qëndrim më të ashpër ndaj Izraelit për luftën në Gaza. Protesta e njohur si “Marshi i vijës së kuqe” mblodhi rreth 250,000 pjesëmarrës, sipas vlerësimeve të organizatorëve dhe të konfirmuara nga policia lokale.
E veshur kryesisht me të kuqe – ngjyra që simbolizonte një “vijë të kuqe” ndaj rrethimit të Gazës – turma marshoi për 6 kilometra përmes kryeqytetit holandez, nën shi, duke mbajtur flamuj palestinezë dhe pankarta me mesazhe si: “Izrael, turp të qoftë!”, “Nuk jemi të lirë derisa Gaza të jetë e lirë” dhe “Liri për Palestinën”.
Protesta ndodhi vetëm pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme në Holandë më 29 tetor, duke shtuar presionin ndaj partive politike për të marrë një qëndrim më të qartë. Organizatorët nga PAX Netherlands, një organizatë për paqe, theksuan se plani i Presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës nuk ka ndryshuar vendosmërinë e tyre për të kërkuar drejtësi për Palestinën.
“Shpresojmë për një armëpushim të vërtetë sa më parë, por jemi të shqetësuar për angazhimin afatgjatë të Izraelit për t’i dhënë fund gjenocidit,” tha Rolien Sasse, drejtoresha e PAX Netherlands.
Pas protestës së ngjashme në Hagë në maj, qeveria holandeze ka nisur të ndryshojë qëndrim. Në korrik, Holanda vendosi ndalime udhëtimi për dy ministra ekstremistë izraelitë, duke i akuzuar për nxitje të dhunës dhe thirrje për “spastrime etnike” në Gaza.
Më tej, qeveria njoftoi ndalimin e importeve nga vendbanimet izraelite në territoret palestineze të pushtuara, dhe ka shprehur mbështetje për pezullimin e marrëveshjeve tregtare midis BE-së dhe Izraelit.
Megjithatë, skena politike holandeze mbetet e përçarë. Geert Ëilders, lideri i partisë më të madhe në parlament dhe i njohur për retorikën anti-myslimane, ka shprehur mbështetje të pakushtëzuar për Izraelin.
Izraeli ka mohuar çdo akuzë për gjenocid, duke theksuar se veprimet e tij janë në vetëmbrojtje kundër Hamasit, që kreu një sulm ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Megjithatë, protestuesit në Amsterdam dhe organizatat si PAX theksojnë nevojën për veprim ndërkombëtar dhe presion diplomatik të qëndrueshëm. / abcnews.al /