Matoshi: AAK mund të mbështesë Qeverinë Kurti pa u bërë pjesë e saj, nëse garantohet mbështetje për Haradinajn si president
Analisti politik, Halil Matoshi ka shprehur dyshime lidhur me mundësinë e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe NISMA-së. Matoshi tha për “Front Online” se shumicës parlamentare të Qeverisë Kurti i duhen 2/3 e votave për miratimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare. “Ndonëse është një e drejtë demokratike unë nuk jam shumë optimist për këtë koalicion. Shumicës parlamentare
Analisti politik, Halil Matoshi ka shprehur dyshime lidhur me mundësinë e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe NISMA-së.
Matoshi tha për “Front Online” se shumicës parlamentare të Qeverisë Kurti i duhen 2/3 e votave për miratimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare.
“Ndonëse është një e drejtë demokratike unë nuk jam shumë optimist për këtë koalicion. Shumicës parlamentare shumë shpejt i duhen 2/3 për Marrëveshjet Ndërkombëtare siç është ajo me BE-në për Planin e rritjes (janë në pyetje qindra milionë) kurse në mars 2026 duhet të zgjidhet një President/e!?”, shprehet Matoshi.
Ai po ashtu përmendi opsionin që AAK mund ta mbështesë Qeverinë Kurti, pa hyrë në të, nëse VV garanton mbështetje për Ramush Haradinaj si president.
Matoshi paralajmëroi gjithashtu se nëse Fatmir Limaj dhe deputetët e tij hynë në Qeveri, mund të krijohet rreziku që Qeveria të humbasë shumicën e 61 votave, duke mundësuar rrëzimin e saj.
“VV duke i rrënuar urat e bashkëpunimit dhe duke stigmatizuar opozitën nuk ka ku i merr 2/3 e votave. Ka edhe një opsion. Qeverinë e Kurtit pos Fatmir Limajt mund ta votojë edhe AAK e të mos hyjë në të fare, me kusht qe VV me garantu votën për President Ramush Haradinaj, vitin që vjen. Nëse Limaj e deputetët e tij hyjnë në Qeveri kjo dmth. se Qeveria nuk i ka 61 vota dhe mund të rrëzohet, kështuqë deputetët e AAK-së do t’i kompensonin”, deklaroi Matoshi.