“Matthew Perry mori 27 injeksione ketamine në tre ditët e fundit të jetës së tij”, publikohet dokumentari për aktorin
Matthew Perry u gjet i vdekur në shtëpinë e tij më 28 tetor 2023, pas një mbidoze me ketaminë, e cila u zbulua në vaskën e nxehtë të shtëpisë së tij. Rreth 1.5 vjet më vonë, u publikua dokumentari i parë për aktorin 54-vjeçar, i titulluar ” Matthew Perry: A Hollywood Tragedy ” dhe po [...]Read More...

Matthew Perry u gjet i vdekur në shtëpinë e tij më 28 tetor 2023, pas një mbidoze me ketaminë, e cila u zbulua në vaskën e nxehtë të shtëpisë së tij. Rreth 1.5 vjet më vonë, u publikua dokumentari i parë për aktorin 54-vjeçar, i titulluar ” Matthew Perry: A Hollywood Tragedy ” dhe po shfaqet në Peacock.
Dokumentari i publikuar gërmon në ngritjen e famës së Matthew Perry dhe sesi fama ndikoi tek ai, duke e zhytur në varësi që e shkatërruan. Ai gjithashtu ofron detaje shtesë rreth ketaminës, të cilën ai po e merrte për të luftuar depresionin dhe ankthin, dhe pesë personat e akuzuar për vdekjen e tij.
Konkretisht, siç u bë e ditur, Matthew Perry mori një dozë që i kalonte kufijtë e lejuar të trajtimit ligjor. Në fakt, ai mori 27 injeksione ketamine vetëm në tre ditët e fundit, para vdekjes së tij. Disa njerëz flasin në “Matthew Perry: Një tragjedi e Hollivudit”, duke përfshirë edhe avokatin amerikan që mbikëqyri çështjen përpara se të jepte dorëheqjen në janar, Martin Estrada. Ai tha se pesë personat e arrestuar dhe të akuzuar për vdekjen e tij “janë njerëz që duhet ta dinë shumë më mirë”.
Mes tyre është edhe mjeku i Matthew Perry, Dr. Salvador Plasencia, i cili akuzohet se e ka furnizuar aktorin me sasi të mëdha ketamine, ndërsa ka pasur edhe raste që i ka bërë vetë injeksionet, madje edhe në një parking publik. Ishte i njëjti që i mësoi asistentit të aktorit se si t’i bënte injeksione./abcnews.al