Mbetje të dronit rus zbulohen në Letoni
Në një plazh në Letoni u gjet një fragment i dronit rus Geran, ndërsa në Poloni u zbuluan pjesë të një rakete, që dyshohet se është përdorur për rrëzimin e një prej këtyre dronëve, njoftuan autoritetet lokale. Këto gjetje ndodhën pak më shumë se një javë pasi Rusia kreu shkeljen më të madhe të hapësirës [...]Read More...

Në një plazh në Letoni u gjet një fragment i dronit rus Geran, ndërsa në Poloni u zbuluan pjesë të një rakete, që dyshohet se është përdorur për rrëzimin e një prej këtyre dronëve, njoftuan autoritetet lokale.
Këto gjetje ndodhën pak më shumë se një javë pasi Rusia kreu shkeljen më të madhe të hapësirës ajrore të NATO-s që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, kur të paktën 21 dronë hynë në territorin e Polonisë gjatë një sulmi masiv ndaj Ukrainës, shkruan Kyiv Independent.
Pjesa e bishtit të dronit Geran u gjet pranë fshatit letonez Varve, në qarkun perëndimor të Ventspilsit. Ministri i Mbrojtjes së Letonisë, Andris Spruds, konfirmoi se, sipas vlerësimit të ushtrisë, mbetjet nuk përmbanin eksploziv. Letonia është, kujtojmë, një anëtare e NATO-s.
Dronët e tipit Geran janë projektuar si karrema për të mbingarkuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Janë të ndërtuar nga shkumë plastike dhe kompensatë, peshojnë më pak se 20 kilogramë dhe kanë rreze veprimi deri në 600 kilometra. Besohet se pikërisht këto lloj dronësh më 10 shtator shkelën hapësirën ajrore të Polonisë.