Mbrëmje kushtuar Shaip Beqirit në 50 vjetorin e krijimtarisë së tij

Mbrëmje kushtuar Shaip Beqirit në 50 vjetorin e krijimtarisë së tij

Këtë të shtunë, 26 shtator, me fillim në orën 20.00 në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, do të shënohet 50 vjetori i krijimtarisë së poetit dhe publicistit Shaip Beqiri.

Për më shumë se gjysmë shekulli, Beqiri ka dhënë një kontribut të veçantë në letërsinë dhe kulturën shqiptare si poet, publicist, redaktor dhe kronist i jetës kulturore.

Në këtë mbrëmje do të prezantohen aspekte nga jeta dhe krijimtaria e tij, si dhe poezi të zgjedhura nga vepra poetike.

Një takim kushtuar një krijuesi që prej më shumë se pesëdhjetë vjetësh jeton brenda gjuhës shqipe.

Adresa: Eugen Huber-Strasse 19a, 8048 Zürich

Koha: 26 shtator, ora 20.00

The post Mbrëmje kushtuar Shaip Beqirit në 50 vjetorin e krijimtarisë së tij appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.