Mbyllet për dimër hoteli kult në Zvicër, vetëm një vit pas investimit prej 12 milionë frangash

Mbyllet për dimër hoteli kult në Zvicër, vetëm një vit pas investimit prej 12 milionë frangash

Hoteli “Krone” në Urnäsch, një prej hoteleve të njohura të rajonit të Appenzellit, do të mbyllet për sezonin e dimrit, raporton albinfo.ch. Vendimi vjen vetëm një vit pasi përfundoi një renovim i gjerë i objektit, me një investim prej rreth 12 milionë frangash, transmeton albinfo.ch.

Mbyllja prek edhe restorantin dhe picerinë e hotelit, ndërsa rreth shtatë vende pune do të humbin përkohësisht. Sipas raportimeve, hoteli me 30 dhoma aktualisht ka një shfrytëzim prej vetëm rreth 40 për qind, duke e bërë të vështirë funksionimin gjatë muajve të dimrit.

“Krone” ishte bërë veçanërisht i njohur për restorantin me një hekurudhë të vogël model, e cila transportonte ushqimin nëpër ambientet e restorantit dhe ishte kthyer në një atraksion për mysafirët.

Pas investimit të madh në rinovim, pronarët synojnë që në pranverë të gjejnë një qiramarrës të ri për hotelin dhe objektet gastronomike. Deri atëherë, hoteli do të mbetet i mbyllur gjatë sezonit të dimrit. /Albinfo.ch

The post Mbyllet për dimër hoteli kult në Zvicër, vetëm një vit pas investimit prej 12 milionë frangash appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.