McDonald’s synon të zgjerohet dhe të arrijë 200 restorante në Zvicër

McDonald’s planifikon të përshpejtojë programin e tij të zgjerimit në Zvicër. Një buxhet prej 250 milionë frangash është vënë në dispozicion që nga viti 2024 për hapjen e restoranteve të reja, modernizimin e atyre ekzistuese dhe zbatimin e inovacioneve të ndryshme deri në vitin 2026. Pas hapjes së pesë restoranteve të reja vitin e kaluar, […] The post McDonald’s synon të zgjerohet dhe të arrijë 200 restorante në Zvicër appeared first on Albinfo.

McDonald’s synon të zgjerohet dhe të arrijë 200 restorante në Zvicër

McDonald’s planifikon të përshpejtojë programin e tij të zgjerimit në Zvicër. Një buxhet prej 250 milionë frangash është vënë në dispozicion që nga viti 2024 për hapjen e restoranteve të reja, modernizimin e atyre ekzistuese dhe zbatimin e inovacioneve të ndryshme deri në vitin 2026.

Pas hapjes së pesë restoranteve të reja vitin e kaluar, McDonald’s Zvicër do të hapë dhe rinovojë të tjera gjatë vitit 2025, sipas një komunikate për media të publikuar të martën. Në afat të mesëm, kompania synon të arrijë në 200 pika të shitjes, transmeton albinfo.ch.

Shërbimi në tavolinë, sistemi i shpërndarjes McDelivery dhe marrja me vete përmes McDrive do të zhvillohen në pothuajse të gjitha njësitë.

Aplikacionet popullore të porositjes

Gjithashtu, “modernizimi i shërbimeve digjitale si aplikacioni për porositje online është shumë i kërkuar”, sipas CEO-së Lara Skripitsky, e cituar në komunikatë. “Aplikacioni përdoret për një në katër porosi.”

Në vitin 2024, vëllimi i blerjeve arriti në 235 milionë, sipas kompanisë, e cila nuk bën publike të ardhurat. Më shumë se 85% e përbërësve vijnë nga partnerë zviceranë si Bell, Fortisa dhe Emmi. Po ashtu, kompania bashkëpunon me rreth 6,400 ferma lokale.

McDonald’s Zvicër aktualisht po trajnon afërsisht dyzet nxënës në praktikë “për të luftuar mungesën e personelit të kualifikuar në këtë sektor.” Rreth 92% e praktikantëve mbeten të punësuar në kompani.

Gjiganti amerikan është prezent në Zvicër që nga viti 1976.

 

The post McDonald’s synon të zgjerohet dhe të arrijë 200 restorante në Zvicër appeared first on Albinfo.