Me ndezje të dritës së telefonit, LDK në Gjilan e nderon Ibrahim Rugovën

Lidhja Demokratike e Kosovës po e zhvillon tubimin zgjedhor në Gjilan. Në sheshin e qytetit, shihet një pjesëmarrje masive e qytetarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie. Kryetari i LDK-së në këtë qytet Lutfi Haziri, i luti të pranishmit që t’i ndezin dritat e telefonit në shenjë respekti dhe nderimi ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova, dhe të

Me ndezje të dritës së telefonit, LDK në Gjilan e nderon Ibrahim Rugovën

Lidhja Demokratike e Kosovës po e zhvillon tubimin zgjedhor në Gjilan.

Në sheshin e qytetit, shihet një pjesëmarrje masive e qytetarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie.

Kryetari i LDK-së në këtë qytet Lutfi Haziri, i luti të pranishmit që t’i ndezin dritat e telefonit në shenjë respekti dhe nderimi ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova, dhe të gjithë atyre personaliteteve që kontribuan për Gjilanin, e që ndërruan jetë këto ditë.

Haziri përmendi se pushteti lokal më 21 janar, nuk i kishte lënë ata që ta nderojnë figuren e Rugovës.

“Mësimin e parë që në LDK e kam mësuar, bëhu falënderues dhe mirënjohës”, u shpreh Haziri.