Meghan dhe Harry, në shënjestër të talljeve të egra në shfaqje televizive

Që nga fillimi i lidhjes së tyre në vitin 2016, Princ Harry dhe Meghan Markle janë bërë objekt talljeje në shumë shfaqje të njohura televizive, që shpesh kanë vënë në lojë jetën dhe vendimet e tyre personale. Seriali britanik “The Windsors” u tall me çiftin që në hapat e parë të romancës së tyre, duke […] The post Meghan dhe Harry, në shënjestër të talljeve të egra në shfaqje televizive appeared first on InfoShqip.com.

Meghan dhe Harry, në shënjestër të talljeve të egra në shfaqje televizive

Që nga fillimi i lidhjes së tyre në vitin 2016, Princ Harry dhe Meghan Markle janë bërë objekt talljeje në shumë shfaqje të njohura televizive, që shpesh kanë vënë në lojë jetën dhe vendimet e tyre personale.

Seriali britanik “The Windsors” u tall me çiftin që në hapat e parë të romancës së tyre, duke ironizuar ambiciet e Meghan për famë dhe ndikimin e Harry-t në këtë drejtim.

Më pas, seriali i animuar “The Prince” në vitin 2021 i përshkroi ata si të papunë dhe të pavlerë për ekranin, ndërsa “South Park” u bë një nga më thumbuesit, me episodin “Turneu Global i Privatësisë”, ku dy personazhe që përfaqësonin çiftin qarkullonin nëpër botë duke kërkuar privatësi… ndërkohë që promovonin një libër personal, shkruan DailyMail.

Në “Family Guy”, çifti u portretizua duke marrë para nga Netflix pa bërë asgjë konkrete. Madje, edhe Trevor Noah, gjatë Çmimeve Grammy 2023, bëri shaka për përshkrimin famëkeq të Harry-t rreth një incidenti intim në kujtimet e tij “Spare”.

As Saturday Night Live nuk kurseu sarkazmën: një segment la të kuptohet se SHBA-të nuk i duan më çiftin, ndërsa u paraqitën si “shkëmbim tregtar” në marrëdhëniet Britani–SHBA.

Në sfondin e gjithë kësaj satire televizive, Harry ka vazhduar të flasë për distancimin nga familja mbretërore dhe betejat e tij ligjore për sigurinë në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, një sondazh i fundit tregon se ai mbetet ndër figurat më të pëlqyera mbretërore në SHBA – menjëherë pas vëllait të tij, William – ndërsa Meghan qëndron më poshtë në renditje. /Telegrafi

The post Meghan dhe Harry, në shënjestër të talljeve të egra në shfaqje televizive appeared first on