Meloni reagon pas inaugurimit të Trump: Italia do të kontribuojë gjithmonë në forcimin e dialogut midis SHBA-së dhe Evropës

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e pranishme në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri amerikan Donald Trump në Kapitol, ka publikuar një postim në lidhje me këtë përmes platformës “X”.  “I urojmë presidentit Donald Trump suksese në mandatin e tij të ri. Jam e sigurt se miqësia e kombeve tona dhe vlerat që na bashkojnë do të vazhdojnë të forcojnë [...]Read More...

Meloni reagon pas inaugurimit të Trump: Italia do të kontribuojë gjithmonë në forcimin e dialogut midis SHBA-së dhe Evropës

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e pranishme në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri amerikan Donald Trump në Kapitol, ka publikuar një postim në lidhje me këtë përmes platformës “X”.

 “I urojmë presidentit Donald Trump suksese në mandatin e tij të ri. Jam e sigurt se miqësia e kombeve tona dhe vlerat që na bashkojnë do të vazhdojnë të forcojnë miqësinë e Italisë me Shtetet e Bashkuara, duke adresuar bashkërisht sfidat ndërkombëtare dhe duke ndërtuar një të ardhme sigurie dhe prosperiteti për popujt tanë”, ka shkruar kryeministrja italiane.

“Italia do të kontribuojë gjithmonë në forcimin e dialogut midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, i cili është një shtyllë kryesore për stabilitetin dhe zhvillimin e komuniteteve tona”, vazhdoi më tej ajo në postim.

Auguri di buon lavoro al Presidente @realDonaldTrump per l’inizio del suo nuovo mandato alla guida degli Stati Uniti d’America. Sono certa che l’amicizia tra le nostre Nazioni e i valori che ci uniscono continueranno a rafforzare la collaborazione tra Italia e USA, affrontando…

— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) January 20, 2025

/abcnews.al