Memli Krasniqi viziton Hashim Thaçin në Hagë: E vërteta nuk mund të burgoset përgjithmonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar sot një vizitë në Hagë, ku u takua me ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili po përballet me një proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara. Në një postim në Facebook, Krasniqi ka theksuar që Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij po përballen me një betejë të re, […]

Memli Krasniqi viziton Hashim Thaçin në Hagë: E vërteta nuk mund të burgoset përgjithmonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zhvilluar sot një vizitë në Hagë, ku u takua me ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili po përballet me një proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka theksuar që Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij po përballen me një betejë të re, ku liria tash e pesë vjet po mbrohet ndryshe – përmes qëndresës dhe dinjitetit.

“Presidenti Thaçi, si gjithmonë, i qetë dhe i palëkundur. E di se e vërteta nuk mund të burgoset përgjithmonë,” ka shkruar ai, duke shtuar se Thaçi vazhdon të ruajë energjinë dhe optimizmin për të ardhmen e Kosovës.

Krasniqi ka ngritur shqetësimin se Thaçit i mohohet e drejta për të parë babanë e tij të sëmurë, por pavarësisht kësaj, ai mbetet i palëkundur në besimin se drejtësia do të triumfojë.

“Dhe kur nata të kalojë e hija e padrejtësisë të shembet – me dritën e së vërtetës dhe të lirisë – Dielli do të lindë përsëri!” përfundon postimi i liderit të PDK-së.

Link: