Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë

Një mërgimtare nga Peja, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, ka organizuar dasmën e saj në vendlindje, në Kosovë. Këtë ngjarje të veçantë e ka ndarë me shoqet e saj zvicerane, të cilat erdhën posaçërisht për të qenë pjesë e festës, transmeton albinfo.ch. Mysafiret nga Zvicra patën rastin të përjetojnë nga afër një dasmë […] The post Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë appeared first on Albinfo.

Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë

Një mërgimtare nga Peja, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, ka organizuar dasmën e saj në vendlindje, në Kosovë.

Këtë ngjarje të veçantë e ka ndarë me shoqet e saj zvicerane, të cilat erdhën posaçërisht për të qenë pjesë e festës, transmeton albinfo.ch.

Mysafiret nga Zvicra patën rastin të përjetojnë nga afër një dasmë tradicionale shqiptare, të pasur me valle, muzikë popullore dhe mikpritje të ngrohtë. Ato jo vetëm që morën pjesë me plot entuziazëm, por edhe mësuan dhe vallëzuan sipas traditave tona, duke u përshtatur me kulturën shqiptare në mënyrë të natyrshme dhe plot respekt.

Ky gjest i veçantë ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku videoja e festës po shpërndahet me komente pozitive dhe emocione, si shembull i bukur i ndërthurjes së kulturave përmes miqësisë dhe dashurisë.

Për më shumë, video

The post Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë appeared first on Albinfo.