Merz: Disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Disa ligjvënës amerikanë nuk e kuptojnë shkallën e fushatës së riarmatimit të Rusisë, ka thënë të premten kancelari gjerman Friedrich Merz, një ditë pasi zhvilloi bisedime me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. “U takova me disa senatorë në Capitol Hill dhe u thashë atyre të shikonin riarmatimin që po bën Rusia”, [...]Read More...

Disa ligjvënës amerikanë nuk e kuptojnë shkallën e fushatës së riarmatimit të Rusisë, ka thënë të premten kancelari gjerman Friedrich Merz, një ditë pasi zhvilloi bisedime me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
“U takova me disa senatorë në Capitol Hill dhe u thashë atyre të shikonin riarmatimin që po bën Rusia”, tha Merz në një konferencë biznesi në Berlin, shkruan Reuters.
“Ata qartësisht nuk kanë idenë se çfarë po ndodh atje tani”, citohet të ketë thënë ai, pa identifikuar senatorët.
Rusia ka zhvendosur impiantet e mbrojtjes në prodhim 24 orë në ditë që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022 dhe ka nënshkruar marrëveshje armësh me Korenë e Veriut dhe Iranin, duke bërë që zyrtarët evropianë të paralajmërojnë se Moska së shpejti mund të jetë në një pozicion për të sulmuar territorin e NATO-s./abcnews.al