Mesazhi i Ali Ahmetit nga Sllupçani

Mesazhi i Ali Ahmetit nga Sllupçani

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit në Sllupçan të Likovës, ka shprehur mbështetje për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procese gjyqësore në Hagë.

Ahmeti tha se sot ishte në Slupçan për t’u dhënë, siç u shpreh, “një mbështetje të fuqishme dhe të parezervë” bashkëluftëtarëve të tij që, sipas tij, po gjykohen padrejtësisht në Hagë mbi akuza të fabrikuara nga Beogradi dhe Moska.

“UÇK-ja është një vlerë sublime e kombit tonë. Ajo doli nga populli dhe luftoi për popullin. UÇK-ja mbrojti pragun e shtëpisë, mbrojti familjet dhe dinjitetin e shqiptarëve dhe u ngrit kundër gjenocidit dhe spastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit”, ka shkruar Ahmeti.

Ai shtoi se sot qëndron pranë të akuzuarve, duke theksuar se drejtësia duhet të mbështetet në fakte dhe prova dhe jo, sipas tij, në “fabrikime politike”.

Postimi i Ahmetit vjen në një kohë kur proceset ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë mbeten në qendër të debatit politik e publik shqiptar.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.