Mesha e parë e Leoni XIV, Papa i ri iu drejtohet kardinalëve
Papa i sapozgjedhur, Leo XIV, mban meshën e parë me kardinalët në Kapelën Sistine – një ditë pas zgjedhjes së tij si udhëheqës i Kishës Katolike, duke u bërë papa i parë amerikan. Pas meshës, Papa do të drekojë me kardinalët që e zgjodhën, dhe më pas ata do të jenë të lirë të largohen [...]Read More...

Papa i sapozgjedhur, Leo XIV, mban meshën e parë me kardinalët në Kapelën Sistine – një ditë pas zgjedhjes së tij si udhëheqës i Kishës Katolike, duke u bërë papa i parë amerikan.
Pas meshës, Papa do të drekojë me kardinalët që e zgjodhën, dhe më pas ata do të jenë të lirë të largohen nga Vatikani dhe të kthehen në vendet e tyre përkatëse anembanë botës.
“Ndërsa kremtojmë këtë mëngjes, ju ftoj të festoni mrekullitë që Zoti ka bërë dhe bekimet që vazhdon të derdhë mbi ne,” shprehet ai.
Ai shton se, përmes shërbesës së Shën Pjetrit, “ju më keni thirrur që të bekohesha me këtë mision”.
“E di që mund të mbështetem te secili prej jush për të ecur së bashku me mua,” thotë Papa.