Mexhiti ka një pyetje publike për Ali Ahmetin dhe Bujarin?

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti sot gjatë një press-i për media ka drejtuar një pyetje ndaj ish-partiakëve të tij, Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit, transmeton InfoShqip. “Përfitoj nga rasti, publikisht t’i pyes Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin: A do të bëjnë qeveri me Mickovskin? Siç po qëndrojnë gjatë gjithë kohës, tek dera e qeverisë…dhe me […] The post Mexhiti ka një pyetje publike për Ali Ahmetin dhe Bujarin? appeared first on InfoShqip.com.

Mexhiti ka një pyetje publike për Ali Ahmetin dhe Bujarin?

Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti sot gjatë një press-i për media ka drejtuar një pyetje ndaj ish-partiakëve të tij, Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit, transmeton InfoShqip.

“Përfitoj nga rasti, publikisht t’i pyes Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin: A do të bëjnë qeveri me Mickovskin? Siç po qëndrojnë gjatë gjithë kohës, tek dera e qeverisë…dhe me kend duan të bëjnë qeveri? …pra duan pikërisht me Mickovskin! Ja tani publikisht po i pyes. Le të përgjigjen… A do të ndalojnë, apo do të vazhdojnë të qëndrojnë para qeverisë , para dyerve të VMRO-DPMNE-së dhe para Mickovskit, që ta lusin… Pa kryetar Kuvendi, me më pak ministra siç po tregojnë edhe partnerët e tyre, të cilat tanimë nuk janë bashkë. Pra, a do të përkrahin një qeveri, me “albanofobin” Mickovski të bëjnë qeveri? Në këtë duhet publikisht të përgjigjen!”, tha ai.

The post Mexhiti ka një pyetje publike për Ali Ahmetin dhe Bujarin? appeared first on