Midis “urgjencës dhe utopisë” në Tetovë, terrenet sportive të shkollave fillore në gjendje alarmante

Mungesë e rrjetave të shtyllave të futbollit, mungesë e koshave të basketbollit, mungesë e rrjetave të volejbollit, mungesë e terreneve sportive, asfalt i krisur dhe kullosa të pakositura. Me pak fjalë kjo është gjendja e terreneve sportive dhe oborreve të shkollave fillore të Tetovës. Gjashtë nga tetë shkollat nuk kanë as salla sportive. Portalb.mk vizitoi […]

Midis “urgjencës dhe utopisë” në Tetovë, terrenet sportive të shkollave fillore në gjendje alarmante

Mungesë e rrjetave të shtyllave të futbollit, mungesë e koshave të basketbollit, mungesë e rrjetave të volejbollit, mungesë e terreneve sportive, asfalt i krisur dhe kullosa të pakositura. Me pak fjalë kjo është gjendja e terreneve sportive dhe oborreve të shkollave fillore të Tetovës. Gjashtë nga tetë shkollat nuk kanë as salla sportive. Portalb.mk vizitoi shkollat në qytet nga ku pamjet lënë shumë për të dëshiruar. Nxënësit kërkojnë kushte më të mira, edhe stafi mësimor dhe udhëheqës i shkollave pajtohen se ky problem duhet të zgjidhet. Ministria e Arsimit përgjegjësinë ia hedh Komunës së Tetovës, por nga komuna thonë që edhe pse kanë kërkuar nga ministria ndihmë, ata kanë qëndruar duarkryq ndaj kërkesave të tyre.

Pamje që flasin

Portalb.mk vizitoi tetë shkollat fillore në qytet, pamjet nga terreni flasin më së miri. Gjashtë nga tetë shkollat fillore në qytet nuk kanë madje as salla sportive.

Gjendja më alarmante është në shkollën “Kirili dhe Metodi”, terreni i futbollit është i pashtruar, me gurrëz, kullosa të gjata të pakositura dhe dy shtylla të golave. Në terren mungonte rrjeta e volejbollit, ndërsa te këndi i lojërave për fëmijë kullosa ishte e pakositur.

Terreni sportiv në shkollën fillore "Kirili dhe Metodi" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Kirili dhe Metodi" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Kirili dhe Metodi" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Kirili dhe Metodi" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në shkollën fillore “Bratsvo Migjeni” në lagjen Drenovec, te pjesa e fushës së basketbollit mungon koshi. Fusha e futbollit edhe pse e rrethuar me rrjetë, e njëjta është e prishur në shumë anë, shtyllat e golave janë pa rrjeta. Oborri ishte i mbushur plot mbeturina.

Terreni sportiv në shkollën fillore "Bratstvo Migjeni" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Bratstvo Migjeni" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Bratstvo Migjeni" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Bratstvo Migjeni" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Bratstvo Migjeni" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Bratstvo Migjeni" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në shkollën “Bratsvo Migjeni” në lagjen Cetinskë, hapësira e terreneve sportive është më e madhe, megjithatë koshat e basketbollit janë pa rrjeta, shtyllat e golave gjithashtu.

Terreni sportiv në shkollën fillore "Bratstvo Migjeni" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Bratstvo Migjeni" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Shkolla “Goce Dellçev” terrenin sportiv e ka të shkatërruar, është e vendosur vetëm një shtyllë basketbolli, brenda terrenit ka gropa me kullosa, ndërsa oborri në disa pjesë nuk është i ndarë me mure nga shtëpitë përreth. Gjatë kohës që vizituam shkollën na doli edhe një qen endacak në oborr. Megjithatë, kjo shkollë ka sallë sportive.

Terreni sportiv në shkollën fillore "Goce Dellçev" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Goce Dellçev" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Oborri i shkollës fillore "Goce Dellçev" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Shkolla “Andrea Saveski Kikish” së fundmi është bërë me sallë të re, por hapësirat jashtë janë të parregulluara. Shtylla e basketbollit është pa kosh dhe rrjetë.

Terreni sportiv në shkollën fillore "Andrea Saveski Kikish" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Andrea Saveski Kikish" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Shkolla “Liria” ka oborr të madh, por asfalti i shtruar mbi të në shumë pjesë është i çarë. Shtyllat e basketbollit janë pa rrjeta, ngjashëm edhe shtyllat e golave të futbollit.

Terreni sportiv në shkollën fillore "Liria" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Liria" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Liria" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Liria" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në “Istikball” mungonte rrejta e volejbollit, një shtyllë e basketbollit nuk kishte kosh dhe rrjetë, ndërsa shtyllat e futbollit janë pa rrjetë.

Terreni sportiv në shkollën fillore "Istikball" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Istikball" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Istikball" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Istikball" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Istikball" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Shkolla “Naim Frashëri” sipas gjendjes në terren ka terrenin sportiv më të mirë, megjithatë edhe aty mungojnë rrjetat e basketbollit dhe golave të futbollit. Problematike është se ka një hapësirë me kullosë, e cila është e pakositur. Ndërkaq këndi i lojërave i cili u përurua në find të vitit 2021 dhe që ishte dedikuar për fëmijët me nevoja ndryshe, ishte i shkatërruar, i mbuluar nga kullosat.

Këndi i lojërave në shkollën fillore "Naim Frashëri" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Naim Frashëri" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Naim Frashëri" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Naim Frashëri" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Terreni sportiv në shkollën fillore "Naim Frashëri" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Nxënësit kërkojnë kushte

Gjatë kohës që vizituam terrenet nëpër shkolla, aty takuam nxënës me të cilët folëm për këtë problematikë.

Në shkollën “Bratsvo Migjeni” në lagjen Drenovec disa nxënës të klasave të ulëta na porositën që t’ua adresojmë institucioneve kërkesat e tyre që t’ua rregullojnë terrenin sportiv.

“Thuaji të na rregullojnë”, tha një nxënës nga “Bratsvo Migjeni”.

“Ka nevojë të rregullohet, telat janë shtrembëruar krejt, nuk ka as rrjeta, shpesh topi del në rrugë”, tha një nxënës tjetër i “Bratsvo Migjeni”

Një nxënës tjetër nga “Goce Dellçev” tha se në shkollën e tyre nuk kanë asnjë terren sportiv në rregull në oborr.

“Unë mendoj se nuk është mirë kjo gjendje, duhet të rregullohen hapësirat jashtë”, tha nxënësi nga “Goce Dellçev”.

Ndërsa një nxënës tjetër nga “Kirili dhe Metodi” shqetësimin më të madh e kishte terrenin e futbollit i cili është pa asnjë kusht.

“Unë do doja që këtë pjesën për futboll ta rregullojnë, të mundemi të luajm si njerëz futboll, këtu është krejt gurëz dhe kullosë nuk mundemi”, tha nxënësi nga “Kirili dhe Metodi”.

Prindërit e shqetësuar

Një prind i dy fëmijëve që mësojnë në shkollën “Goce Dellçev” deklaroi se ka frikë që fëmijët mos lëndohen duke vrapuar, sepse hapësirat nuk janë në gjendje të mirë.

“Gjithashtu hapësirat për lojëra sportive nuk janë të rregulluara si duhet, ka pak vend por edhe ajo që është nuk ka mirëmbajtjen e duhur, ndonjëherë futen edhe qen”, u shpreh ajo.

Një prind tjetër, fëmija i të cilit mëson në shkollën “Kirili dhe Metodi” u ankua për kullosat e mëdha në oborrin e shkollës.

“Hapësira ka shumë por mirëmbajtje aspak, kam frikë nga ndonjë gjarpër zoti na ruajt sepse ka shumë kullosë. Disa pjesë janë të rregulluara, por duhet punë punë, aty te pjesa e futbollit është katastrofë me gurëz, kullosa të mëdha”, tha ai.

Terrenet sportive, midis urgjencës dhe utopisë

Biseduam me Satki Ismailin, një nga arsimtarët më të zëshëm për problemet e arsimit në vend. Ai për Portalb.mk u shpreh se në këtë drejtim Tetova është anashkaluar dhe diskriminuar me vite, dhe për këtë fajtorë është politika.

Ai tha se krahas terreneve të jashtme që janë të shkatërruara, shkollat kanë nevojë urgjente për salla sportive.

“Terrenet sportive janë të ndërtuara mbi 40 vite, terrene ku nuk ka pasur rikonstruktime nuk ka pasur adaptime për nevojat e kohës, do të thotë ka shkolla ku aspak nuk ka terren sportiv. Nuk zëvendësohen sallat, salla i plotëson kriteret për 12 muaj. Por ka nevojë për aktivitete edhe jashtë sallave sportive, nuk është vetëm një terren futbolli, janë terrenet e basketbollit, volejbollit, mos flasim për terrene që shkollat kanë terrene tenisi, për ne është utopi të flasim në Tetovë diçka të tillë”, tha Ismaili.

Satki Ismaili, mësimdhënës. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ai theksoi se Tetova në krahasim me fshatrat është diskriminuar pasi në fshatra ka të ndërtuara salla ku ka më pak nxënës në krahasim me numrin e nxënësve në qytet.

Fajtor për gjendjen me terrenet sportive sipas tij janë të gjithë, por më shumë institucionet.

“Këtu faj kanë institucionet shtetërore dhe komunale, faj kanë edhe mësimdhënësit, prindërit. E kuptoj frikën që e kanë se një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve të arsimit fizik dhe shëndetësor janë të rinj që kanë brengë edhe vendet e punës, s’munden ta ngrenë zërin. Të gjithë duhet të ngremë zërin, terrenet sportive janë një urgjencë sepse nuk ka kohë për të pritur”, tha Ismaili.

Mes tjerash ai theksoi se mungesa e terreneve sportive ku fëmijët mund ta kalojnë kohën edhe pas orarit të shkollës, ndikon edhe në përdorimin e rrjeteve sociale dhe sjelljeve negative te fëmijët.

Drejtoresha Kaba Kasami: MASH na ka injoruar

Folëm edhe me drejtoreshën e shkollës “Kirili dhe Metodi” Sihana Kaba Kasamin. Ajo pranoi se disa nga shkollat kanë mungesë të hapësirave sportive, ndërsa kjo ndjehet më së shumti në shkollën e tyre.

“Shkolla jonë aq më shumë ka këtë mungesë ngaqë edhe ato pak terrene që i patëm, prej 2019 – 2020 na i morri Komuna së bashku me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale ku edhe u ndërtua çerdhja për fëmijë. Çdo vit kemi dërguar Kërkesë në MASH dhe Agjensionin për Rini dhe Sport që të na përkrahin rreth këtyre terreneve por, kemi hasur çdo herë në vesh të shurdhër”, tha Kaba Kasami.

Sihana Kaba Kasami, drejtoreshë e shkollës fillore “Kirili dhe Metodi” në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ajo shpreson që me ndryshimin e udhëheqësisë politike, ky problem të zgjidhet.

“Javën e kaluar, patëm njerëz kompetent nga Sektori për veprimtari publike dhe na kërkuan që sa më shpejt të përgatisim projektin dhe ta dorëzojmë tek Komisioni për investime kapitale në Komunën e Tetovës. Tash më, jemi në fazën e përgatitjes së Projektit”, deklaroi Kaba Kasami.

Arsyetohen nga MASH , topin e hedhin te komuna

Në lidhje me këtë problem pyetëm edhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, se a kanë ndonjë projekt apo plan për rregullimin e terreneve sportive në shkollat fillore të Tetovës.

Nga atje thanë se me procesin e decentralizimit, shkollat fillore dhe të mesme janë nën juridiksionin e komunave, ndërsa vetëqeverisjet lokale janë përgjegjëse për t’i menaxhuar dhe mirëmbajtur.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës investon në ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve shkollore, për të cilat iniciativë ngrit vetë komuna, e cila vë në dukje nevojën për investime. Çdo kërkesë e cila parashtrohet deri te MASH-i për realizimin e ndonjë investimi kapital shqyrtohet me kujdes dhe sillet vendim, konform prioritetit të nevojave dhe buxhetit vjetor në dispozicion, ku dhe në cilat shkolla do të investohet”, thanë nga MASH.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh), foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Komuna e Tetovës: Kemi kërkuar nga MASH por nuk na kanë përfillur

Në programin zgjedhor ‘Me ka krejt për Tetovën’ 2021-2025 të kryetarit të Tetovës, Bilall Kasamit, premtohet se terrenet sportive do të rikonstruohen.

Te pjesa e arsimit, konkretisht në faqe 8 thuhet:

“Restaurimin e stadiumeve dhe terreneve argëtuese në kuadër të shkollave”

Printscreen nga programi zgjedhor 2021/25 i kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasamit

Megjithatë, gati tre vite më pas që nga ndryshimi i udhëheqësisë komunale, ky premtim nuk është realizuar ende.

Për këtë, biseduam me udhëheqësin e Sektorit për Veprimtari Publike në Komunën e Tetovës, Nazmi Dautin.

Ai për Portalb.mk tha se problemet me terrenet sportive janë evidente, për të cilat kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që të intervenojë, por se nuk kanë gjetur përkrahje.

“Komuna e Tetovës disa herë ka dorëzuar kërkesë deri te Ministria për Arsim dhe Shkencë pasi e dimë se investimet kapitale në bazë të Ligjit për arsim fillor dhe Ligjit për arsim të mesëm i bën Ministria për Arsim dhe Shkencë. Për fat të keq ne në këtë periudhë tre vjeçare që menaxhojmë me Komunën e Tetovës kemi hasur në barriera nga ana e pushtetit qendror”, tha Dauti.

Ai tha se nga të gjitha shkollat kanë kërkuar që të hartohen edhe projekte që të munden me të njëjtat të aplikojnë në Ministri të Arsimit apo edhe në organizata të ndryshme të cilat bëjnë financime në këtë drejtim.

“Jemi drejtuar edhe te Agjencia për Rini dhe Sport që të bëhet intervenim dhe të mund nga ana e Qeverisë të ndërtohen salla të reja mirëpo gjatë kësaj periudhe që qeverisim me Komunën e Tetovës asnjëherë nuk kemi pasur përgjigje pozitive nga ana e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë”, tha Dauti.

Ai përmendi se përveç ndërtimit të sallës sportive në shkollën “Kikish”, në shkollat tjera aspak nuk ka pasur interesim nga ana e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë që të bëjë investime në terrene sportive.

Nga Komuna e Tetovës shpresojnë që me formimin e Qeverisë së dalë ngadalë këto problematika të zgjidhen.

Nazmi Dauti, sektori për veprimtari publike në Komunën e Tetovës. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Shpresë për ndërtimin e sallave sportive dha Bashkimi Demokratik për Integrim në programin zgjedhor 2020-2024 ku premtuan ndërtimin e tetë sallave sportive, por ky premtim mbeti vetëm fjalë pasi nga tetë o u ndërtua vetëm një sallë.

LEXO: BDI nuk e plotësoi premtimin parazgjedhor, i la shkollat fillore të Tetovës pa salla sportive

Përndryshe, oborret e disa shkollave në Tetovë gjatë verës shndërrohen në parkingje, kështu duke zënë edhe ato hapësira ekzistuese ku fëmijët mund të argëtohen.

Portalb.mk ka raportuar mbi problemet me terrenet sportive edhe në Gostivar, ndërsa ditëve në vijim do të publikohet storja edhe për Çairin dhe Kumanovën.

LEXO: Oborret e shkollave fillore në Gostivar në gjendje të keqe, nxënësit pa kushte për aktivitete sportive