Leao – Milan përfundon gjithçka, ylli portugez pritet të transferohet në këtë ligë!

Leao – Milan përfundon gjithçka, ylli portugez pritet të transferohet në këtë ligë!

Vizita e Jorge Mendes në Casa Milan nuk solli vetëm hapjen e rrugës për zyrtarizimin e Diego Moreiras, por edhe zhvillime të rëndësishme sa i përket të ardhmes së Rafael Leaos.

Gerry Cardinale, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë, ka konfirmuar synimin e klubit për të ndryshuar marrëdhëniet me Ruben Amorimin, ndërsa situata e Leaos duket se po hyn në një fazë vendimtare, raporton ORAinfo.

Milani pritet të marrë një vendim të qartë dhe përfundimtar në ditët e fundit të merkatos. Një prej skenarëve që po qarkullon është edhe përjashtimi i Leaos nga formacioni për ndeshjen ndaj Torinos.

Ky zhvillim tregon se numri 10 mund të jetë jashtë planeve të klubit dhe rrezikon t’i kalojë ditët e fundit në Milanello pothuajse i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës.

Ndërkohë, takimi gjashtëorësh i së enjtes ka konfirmuar se një largim i Leaos nuk pritet të realizohet për një shifër të ulët.

Milani fillimisht kishte kërkuar 60 milionë euro, ndërsa tashmë shifra që klubi synon të përfitojë deri më 1 shtator është rreth 50 milionë euro.

Shpresa kryesore për transferimin e portugezit lidhet me Turqinë. Galatasaray pritet të rikthehet në garë për Leaon, pasi deri më tani ka siguruar rreth 40 milionë euro nga shitjet e lojtarëve dhe mund të tentojë një lëvizje të bujshme në ditët e fundit të afatit kalimtar. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.