Milani BEFASON të gjithë: Ja kush është sulmuesi që po merr vendin e Vlahovic!
AC Milan ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit danez Conrad Harder, i cili vjen nga Sporting për një rrogë prej 1.5 milionë euro në sezon. 21-vjeçari shihet si një investim strategjik dhe premtues për të ardhmen, në një moment kur klubi kuqezi kërkon të rikthejë fuqinë në repartin ofensiv. Edhe pse emri i Harderit mund të […]

AC Milan ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit danez Conrad Harder, i cili vjen nga Sporting për një rrogë prej 1.5 milionë euro në sezon. 21-vjeçari shihet si një investim strategjik dhe premtues për të ardhmen, në një moment kur klubi kuqezi kërkon të rikthejë fuqinë në repartin ofensiv.
Edhe pse emri i Harderit mund të mos ngjallë menjëherë entuziazëm mes tifozëve, transferimi i tij është i menduar mirë. Alternativat si Dusan Vlahovic, Rasmus Højlund apo Nicolas Jackson janë konsideruar të papërballueshme për Milanin, për shkak të kërkesave financiare shumë të larta, përcjell ORAinfo.
Harder ka refuzuar ofertën e Rennes për të pranuar projektin e Milanit, duke marrë një rrezik të madh, por edhe një mundësi unike për t’u rritur në një klub me histori të madhe. Sipas mediave italiane, përfshirë Gazzetta dello Sport, pritet që ai të jetë pjesë e rotacionit fillestar, për të mësuar nga lojtarë si Leão, Pulisic dhe Gimenez, para se të kërkojë një vend si titullar.
Ky transferim përfaqëson një qasje të kujdesshme dhe ekonomike të Milanit në merkato, duke investuar në një lojtar me potencial të lartë pa marrë një rrezik financiar të madh.
Mbetet për t’u parë nëse Harder do të arrijë të shndërrohet në sulmuesin që i ka munguar Milanit prej vitesh. /ORAinfo/