Milorad Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim politik

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, është dënuar sot me vendim të formës së prerë, me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim politik, për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje e Hercegovinë. Gjykata sot konfirmoi aktgjykimin e shkallës së parë të datës 26 shkurt, me të cilin Dodik u dënua me […] The post Milorad Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim politik appeared first on Albinfo.

Milorad Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim politik

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, është dënuar sot me vendim të formës së prerë, me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim politik, për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje e Hercegovinë.

Gjykata sot konfirmoi aktgjykimin e shkallës së parë të datës 26 shkurt, me të cilin Dodik u dënua me një vit burg dhe ndalim gjashtëvjeçar për të ushtruar funksione politike teksa ky vendim është i pakontestueshëm, transmeton albinfo.ch.

Vendimi ndaj tij lidhet me dekretin e nënshkruar nga Dodik për shpalljen e disa ligjeve të cilat më parë ishin anuluar nga Përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt. Me këto ligje, autoritetet e Republikës Sërpska tentuan të bllokonin zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Përfaqësuesit të Lartë në këtë entitet, shkruan klix.ba.

I pandehuri tjetër në këtë çështje, Millosh Llukiq – ushtrues detyre i drejtorit të Gazetës Zyrtare të RS-së, u shpall i pafajshëm në shkallën e parë.

The post Milorad Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim politik appeared first on Albinfo.