Ministria e Arsimit: Emërimi i drejtorit në Institutin Albanologjik është i paligjshëm

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka reaguar duke thënë se vendimi i Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik për emërimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit më 20 qershor 2025 është i pavlefshëm, pasi në mbledhje morën pjesë vetëm tre anëtarë nga pesë, duke shkelur rregulloren që kërkon kuorum prej katër anëtarësh. MAShTI

Ministria e Arsimit: Emërimi i drejtorit në Institutin Albanologjik është i paligjshëm

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka reaguar duke thënë se vendimi i Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik për emërimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit më 20 qershor 2025 është i pavlefshëm, pasi në mbledhje morën pjesë vetëm tre anëtarë nga pesë, duke shkelur rregulloren që kërkon kuorum prej katër anëtarësh.

MAShTI thekson se emërimet e paligjshme nuk duhet të ndodhin në institucionet kombëtare dhe kërkon shpalljen e konkursit për drejtor të rregullt, proces i cili është zvarritur mbi një vit.

Ministria paralajmëron veprime ligjore për rikthimin e ligjshmërisë dhe mbështet transparencën dhe respektimin e standardeve akademike.