BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë arritur marrëveshje për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa së shpejti pritet të nisë procedura me shkrim për miratimin e saj, kanë bërë të ditur diplomatë evropianë.
Një nga pikat e fundit të diskutueshme, që lidhej me propozimin për ndalimin e furnizimit me gaz rus drejt vendeve të treta, është zgjidhur përmes një periudhe kalimtare, deklaruan dy diplomatë evropianë, sipas portalit të Brukselit Politico.
Vendet anëtare kanë rënë dakord gjithashtu që për një vit të ngrijnë kufirin maksimal të çmimit për naftën e papërpunuar ruse. Aktualisht, ky kufi është 44,10 dollarë për fuçi dhe ishte parashikuar të rritej për shkak të zhvillimeve të lidhura me luftën në Iran dhe rillogaritjes automatike që kryhet çdo gjashtë muaj.
Greqia fillimisht kundërshtoi propozimin për ndalimin e kompanive evropiane që të transportojnë gazin rus drejt blerësve jashtë bllokut, duke argumentuar se kjo masë tejkalonte marrëveshjet e mëparshme të liderëve të BE-së dhe se nuk do të ishte efektive, pasi anijet mund të riregjistroheshin lehtësisht në vende të tjera.
Një diplomat evropian tha lidhur me këtë çështje se “shtetet anëtare treguan solidaritet me Greqinë dhe pritet që Greqia të bëjë të njëjtën gjë me të tjerët në të ardhmen”, raportoi agjencia Reuters.
Puna teknike për paketën e sanksioneve është drejt përfundimit, ndërsa gjatë pasdites së sotme pritet të nisë procedura me shkrim për miratimin përfundimtar të saj.
Me pak fjalë
BE ka miratuar paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke zgjidhur pikat e fundit të diskutueshme përmes një periudhe kalimtare. Kufiri i çmimit të naftës ruse është ngrirë për një vit, ndërsa Greqia ka marrë mbështetje nga partnerët e saj në BE.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



